Shumica shqiptarëve me grip? Silva Bino jep njoftimin URGJENT: Në Kinë ka ndodhur një..

Metapneumo virusi që është përhapur në Kinë nuk është një virus i ri, pasi ka qarkulluar edhe më parë madje edhe në vendin tonë.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino sqaron se simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me virusin respirator sisnicil dhe gripin.

Bino tha: “Është e vështirë ta dallosh dhe kryesisht prekja është kulmonare dhe preken bronket dhe shfaqet ajo që quhet bronkolit. Bronkoliti është një simptomë që shfaqet me fishkëllima. Nënat e dinë për fëmijët e vegjël, por kjo shfaqet dhe te të rriturit. Pra mezi marrin frymë, vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma duhet t’i bëjë njerëzit që të shqetësohen”.

Por ka disa grupmosha që mund ta kalojnë më rendë.

“Simptomat më të rënda shfaqen kryesisht tek personat e moshuar mbi 65 vjeç. Persona të cilët kanë dëmtime imunitare. Gjithashtu dhe te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç”, shtoi ajo.

Infektimi me metapneumovirus paralelisht në grip apo me ndonjë virus tjetër komplikon gjendjen shëndetësore tek pacientët. Por si mund të ruhemi ndaj tij?

“Infeksionet respiratorë kërkojnë që personi të vetizolohet. Pra një person i cili është i sëmurë me kollë, me temperaturë, me rrufë nuk mund të shkojë në punë, në kafene. Mund të mbajë maskë”, tha Bino.

Një vit më parë, Bino ishte prekur nga ky virus.

“Unë vetë kam qenë me metapneumo virus e infektuar. Natyrisht është bërë në kuadrin e një pneumonie që u identifikua çfarë ishte. Kjo është arsyeja pse të gjitha pneumonitë që kanë një shkallë rëndese, ne përpiqemi që të kryejmë një panel të gjerë të viruseve respiratorë. Në atë kohë isha goxha e lodhur. Unë e kalova me një pneumoni. Nuk isha shumë rëndë, por isha për t’u shtruar në spital”, përfundoi ajo.

Edhe pse është identifikuar në vitet 2000, ky virus nuk ka pësuar mutacion dhe nuk shkakton pandemi. Në Kinë shpjegon Bino janë alert ndaj çdo virusi respiratorë dhe kjo ka bërë që të identifikohen shumë raste.

Top Channel