Si do reagojë Romeo kur ta merr vesh? Alfio Rrotani zbulon vajzën që i pëlqente në Big Brother VIP

Alfio Rrotani i ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duron, foli për eksperiencën në reality show, duke u shprehur se: “Kur del (nga BBVIP) normalisht që do presësh mesazhe si komplimente, edhe sharje. Është hera e parë që më ndodh në jetë, nuk kam parë asnjë koment negativ. Jam surprizuar shumë. Më kanë përkrahur. Jam shumë i lumtur që e provova… Isha aty brenda dhe e provova ndjesinë.”

Ndërkohë sa i takon pëlqimit që kishte dhe nëse do kishte krijuar një lidhje brenda shtëpisë, po të ishte ende pjesë e saj, Alfio tha:

“Unë e kam thënë gjithmonë, po të ishte ndonjë vajzë që për mua do ia vlente, sepse kam disa kritere. Në radhë të parë është bukuria që reflektohet në shijet e mia. Shoh pjesën e inteligjencës dhe mënyrën si sillet. Aty kishe mundësi ta shihje. Me asnjë nga vajzat aty nuk do kisha nisur diçka. Pata një pëlqim për Heidin në fillim, por që u bllokua aty dhe ngeli.”