“Ta bëjë çdo mëngjes”- Rudina Dembacaj tregon POROSINË që i dha Olsi Bykykut para hyrjes në Big Brother VIP: Thuaj je super p..

Ditën e sotme ka nisur “Big Brother VIP Fan Club” nën moderimin e Enxhi Nasufit.

Mes të ftuarve ishte edhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj, e cila ndau me publikun edhe porosinë që i ka dhënë banorit më të ri, Olsi Bylykut para hyrjes në BBV.

“Kur të futesh në BBV dua të thuash çdo mëngjes, o Rudinë je super pjeshkë”, tha ajo duke shkaktuar të qeshura në studio.

Sa i përket lojës së BBV, 5 banorë shkuan në nominim: Meri, Gabriele, Heidi, Alfio dhe Gazi.