“Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.
Ditën e djeshme të ftuar në “Ftesë në pesë” ishin çifti Artion Vreto, sipërmarrës dhe Alberta Zani, gazetare. Ata kanë mbi 20 vite bashkë dhe së fundmi treguan disa detaje nga historia e tyre, ku Alberta u shpreh se tezet e saj nuk e pëlqenin Artionin, kur morën vesh për lidhjen e tyre, pasi e njihnin si një djalë ‘të lëvizur’ dhe madje e kishin parë duke u puthur me një vajzë.
“Si puthej me atë gocën! Po ti atë gjete?”– ishin fjalët që tezet i thanë Albertës ku morën vesh për lidhjen e tyre.
Megjithatë sot Artioni ka një marrëdhënie të shkëlqyer më familjen e Albertës, aq sa vjehrra e tij e falenderoi përmes një videomesazhi që i ka shpëtuar jetën.