Tha se ka ‘orientim’ tjetër, Dasara nxjerr fotot e Jozit me të dashurin dhe bisedat e saj me të..

Gazetarja Dasara Karaiska ka ndezur sërish debatet në rrjet pas publikimit të fotove dhe një bisede që lidhet me banorin e Big Brother Vip Albania, Jozi Marku. Në një postim në Instagram, Dasara ndau disa foto të Jozit me një djalë tjetër, të cilin ajo e prezanton si partnerin e tij të supozuar.

Pas akuzave të saj të mëparshme, ku tha se Jozi është gay dhe ka pasur një marrëdhënie me këtë person në Zvicër dhe Milano, Dasara ka përforcuar pretendimet e saj duke publikuar biseda me personin në fjalë. Në bisedë, ai mohon të jetë në një lidhje me Jozin dhe thekson se është i martuar dhe prind i një fëmije.

“Në DM-të e mia kanë ardhur shumë screenshot-e, të cilat i kurseva dhe nuk i bëra publike. Por, si gazetare, kontakova direkt burimin e lajmit. Nga biseda dhe fotot, unë nxora konkluzionin tim. Publiku le të nxjerrë vetë përfundimet,” shkroi Dasara në postimin e saj.

Ajo shtoi gjithashtu se Jozi dhe partneri i tij i supozuar kanë bashkëjetuar jashtë vendit dhe kritikoi sjelljen e tij në lojë. “Jozi e ka hak të ia nxjerr këto fakte, sidomos pas sjelljeve të tij të fundit,” u shpreh ajo.