U pa duke i puthur ish-kunatin, Antonela i REAGON ASHPËR Klea Prengës: “E etur për k…”

Ditën e djeshme u bënë publike disa foto dhe video ku shihej Klea Prenga duke u puthur me Jetmir Pepën, ish-kunatin e Antonela Berishës.

Jo vetëm kaq por u publikuan edhe disa foto ku thuhej se Klea dhe Pepa janë ‘arratisur’ bashkë me pushime në Kroaci, lënë të kuptohet se romanca e tyre vazhdon ende.

Sot, Antonela ka bërë disa reagime të forta në InstaStory, ku ndër të tjera akuzon Klea Prengën se ka shkatërruar familje dhe se po e bën me qëllim.

Sipas Antonelës, fotot dhe videot e publikuara janë nxjerrë nga vet Prenga, me qëllim ‘torturimin’ e motrës së saj, e cila ka qenë në një lidhje me Jetmirin dhe kanë fëmijë bashkë.

“Jam shume e lumtur qe ka ardhur dita qe e gjithe Shqiperia te mesoje te verteten time dhe te motres time, dhe pse ne pamundesi per tu prononcuar per nje kohe te gjate, per shkak te procesit gjyqesor dhe hetimit qe eshte akoma i hapur, por dhe per te mos e denigruar personin ne fjale publikisht per ceshtje personale dhe private. E verteta vonon por del gjithmone ne drite! I njejti person qe 2 ditet e fundit ka xhiruar ne rrjete sociale videot e saj te vjetra duke i shitur per video te tanishme, per te perfituar fame dhe vemendje nga incidenti i nates se nderrimit te viteve dhe per te vazhduar ne menyre sistematike perndjekjen dhe dhunen psikologjike ndaj motres time, eshte i njejti person qe e ka bere kete lloj perndjekjeje per 1 vit rresht, para dhe pas sulmit.

Duke u perpjekur per te disaten here ti beje shqiptaret per budallenj, kjo vajze ka shperndare video te vjetra te bera nga celulari dhe dora e saj dhe ne te njejten kohe ngre spekulime dhe akuza sikur i ka postuar dikush tjeter.

Kete lloj perndjekjeje, kete lloj sulmi pasiv agresiv me adresa fallco, me foto dhe video kjo vajze e ka bere ne menyre sistematike ndaj motres time, duke i permendur femijen, familjen dhe cdo gje qe ka te shenjte. Arsyeja pse gjerat shkuan deri aty ku shkuan nuk eshte tradhtia e bashkeshortit por sulmet dhe ngacmimet e njepasnjeshme qe vajza ne fjale i ka bere motres time. Jam e lumtur qe ka ardhur dita qe shqiptaret te shohin me syte e tyre ate qe motra ime ka jetuar cdo dite.

Kjo vajze per shume muaj ka luajtur me ndjenjat dhe emocionet e shqiptareve, duke luajtur viktimen kur ne fakt eshte ajo predatorja, sulmuesja dhe perndjeksja. Motra ime nuk ka qene ne dijeni fare te tradhtise kur i kane ardhur sms nga vete vajza ne fjale (me adresa fallso) qe BURRIN E KE NE FILAN VEND ME FILANEN, TI NUK KE FAMILJE, DJALIN E KE KOPIL SE NUK KE BURRE, etj. Vetem kush eshte nënë e di se cfare do te thote! Motra ime nuk ka reaguar per muaj e per muaj te tere dhe ka duruar provokimet e sulmet e saj online, derisa ka shperthyer nga gjendja e renduar psikologjike.

Pas ngjarjes qe ndodhi mes nesh, vajza ne fjale ka vazhduar ne menyre sistematike pa u ndalur sulmin me adresa fallso, duke perfituar dhe nga mbeshtetja publike qe ju be, duke na lincuar dhe denigruar publikisht, pervec kercenimeve ne privat. Sic po e shikoni dhe vete, ky ishte sulmi i rradhes nga ana e saj, tentativa e saj e rradhes per te mashtruar opinionin publik.

Motra ime eshte nje person privat, nje person qe nuk do fame, nje person i rezervuar qe shikon terezine e saj dhe nuk i bie askujt ne qafe, te gjithe ata qe e njohin e dine. Eshte nje nene qe si te gjitha nenat ne kete bote do deshironte te rriste femijet me babain biologjik, dhe nje person i perkushtuar ndaj familjes. Eshte per te ardhur keq deri ku e ka cuar motren time kjo vajze! Klea Prenga eshte nga ato funderrina te gjinise femerore qe ne jete jane mesuar te ecin vetem me dredhi, me mashtrime, manipulime, dhe duke perdorur vetem pamjen e jashtme si karte te vetme. Klea Prenga eshte i nga ato vajza qe nuk njohin moral, familje, norma as kufi. Qe jane te afta te bejne gjithcka per qellimet e tyre. Faleminderit Zot qe nuk kemi pasur nevoje ta mbrojme veten me deklarata sepse e verteta del ne shesh heret apo vone, dhe uroj qe te gjithe ata qe kane mbeshtetur kete lloj mashtrueseje dhe manipulueseje te mos tu takoje fat kurre ne jete te kene te bejne me 1 Klea Prenga!

Më tej Antonela shkruan:

Kjo eshte familja, e paprekshme dhe e pa-cenueshme, gjeja me e shtrenjte e kesaj bote. Streha e vetme ku njeriu gjen paqe, pasuria e vetme e kesaj dynjaje.

Faleminderit Zot per familjet tona, per nenat, femijet, baballaret e gjyshat. Zoti i gjykofte te gjithe ata qe prekin familjet e te tjereve.

Une dhe motra ime jemi rritur ne veshtiresi dhe ne halle qe na kane lidhur me njera tjetren, qe na kane bere te kuptojme vleren e familjes dhe motres ne vecanti

Ne gjithe kete ngjarje une kam vendosur ne loje imazhin tim publik, karrieren time ne televizion, suksesin tim ne pune dhe ne jete, cdo gje timen vetem per motren time. Jam e sigurt qe cdo vajze qe po me lexon dhe ka i moter i kupton shume mire ndjesite e mia.. Lum ato vajza qe Zoti i ka gezu me i moter!

Jam falenderuese per cdo veshtiresi, cdo hall, qe kemi kaluar dhe te premtoj qe s’ta leshoj doren kurre!

Reagimin e saj, Antonela e përmbyll si më poshtë:

Klea Prenga, une e di qe ti deshiron te behesh e famshme dhe ke qe ne vere qe ben marketing me ngjarjen, ashtu sic po perpiqesh te marresh fame nga situata duke perbaltur imazhin tim, prandaj kjo do jete hera e fundit qe une te jap vemendje.

1. Une nuk kam nevoje te mashtroj sepse shqiptaret nuk jane budallenj dhe kane lexuar deklaratat e tua jo-koherente e kontradiktore e vezhguar veprimet e tua ne rrjete sociale. S’kam nevoje te shtoj asgje me teper.

Besoj te gjithe e kane kuptuar qe ti je e etur per vemendje dhe per fame, por nuk do ta marresh nga une, dhe as nga skandalet me burra te martuar, perpiqu te krijosh 1 gje tenden ne jete.

2. Vete fakti qe e mendon si skenar te mundshem qe 1 femer do i publikonte burrit fotot/videot me 1 femer tjeter dhe vete fakti qe truri jot prodhon keshtu skenaresh nderkohe qe e gjitha eshte e bere nga dora jote… tregon vetem per ty dhe ate cka je ti. Shtoi kesaj qe ne deklaratat e tua ke thene qe motra ime eshte e ndare me burrin…. nga ja gjeti fotot qe t’ja publikonte? Motra ime, dhe besoj asnje femer ne kete bote s’do ta bente dicka te tille, dhe ne rast se nuk e ke marr vesh akoma…. ka ik koha kur shqiptaret besonin mashtrimet e tua.

3. Sa per tju pergjigjur pyetjes tende se cfare perfitimi ke ti nga gjithe kjo…. Fame! Me vertete mendon se je kaq e pa-lexueshme dhe me vertete mendon se shqiptaret jane budallenj vetem sepse e hengren 1 here manipulimin e opinionit publik qe bere?

4. Une jam nje personazh publik, shpifjet e tua apo te dikujt tjeter per mua nuk me prekin, ti je 1 nga qindra njerez qe me shohin nga televizioni dhe kane te drejten e mendimit te lire, po ashtu dhe te spekulimit. Nuk te jap luksin e te paturit beef me mua sepse je askush. Kontakti i vetem qe ke pasur dhe do kesh me mua eshte ai i muajit Gusht 2024 nga i cili shijove 15 sekondshin tend te fames. Vazhdo te me ndjekesh ne televizion dhe largou nga burrat e martuar se do ngelesh ne dere Jete te mbare.