U tha se bëri v etëvrasje për shkak të Tik Tokut, vëllai i 41 vjeçares bën deklaratën e fortë: Motrën e vrau BURRI i saj

Vëllai i të ndjerës, Bedrie Lokes, ka akuzuar drejtpërdrejtë bashkëshortin e saj, Xhemal Loken për vd ekjen e së motrës.

Në një prononcim për mediat, vëllai i 41-vjeçares ka deklaruar se e motra e martuar prej 23 vitesh nuk ka parë asnjë ditë të bardhë me bashkëshortin e saj.

Mes dhi mbjes së fortë dhe lotëve që mezi i mban, ai i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të zbardhë çështjen, teksa ka hedhur poshtë dyshimet se 41-vjeçarja i ka dhënë fund jetës si pasojë e bu llizimit në TikTok.

“Bedrie Bushi është motra ime, do t’i lutem mediave shqiptare, kanaleve televizive të mos ja nxini fytyrën se e m byti TikTok-u se atë nuk e vr iste njeriu, jo ta vriste TikTok-u. Motrën ma v rau burri i saj. Do t’i lutem shtetit shqiptar që të zbardhë çështjen. Motra ime 23 vjet martesë, 23 vjet të bardha nuk i ka parë në këtë derë. Burri i vet e mori dhe derisa e çoi tek v orri, vetëm nëpër b urgje”, është shprehur vëllai i Bedrie Lokes, Avdi Bushi.