U tha se hodhi poshtë Arbanën dhe mbrojti Ledionin, Dea Mishel MUNDOHET të sqarojë deklaratën: Ata që e meritojnë..

Një postim i bërë mbrëmjen e së martës nga Dea Mishel mori shumë vëmendje.

Dea shkruante se e ndjek Big Brother vetëm për Ledionin, por deklarata e saj u mor si thumb për Arbanën,

gjë e cila nuk është e vërtetë. Dea ka reaguar për xing.al duke treguar se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë konteksti pasi komplimenta i ka bërë edhe Arbanës.

“Fjalët e mia dje janë nxjerrë jashtë konteksti.

Nuk kam dashur të thumboj askënd, përkundrazi e respektoj punën e të gjithëve.

Komplimentet duhet të jenë të pakursyera për të gjithë kur i meritojnë, siç kanë qenë dhe vjet për Arbanën nga ana ime.

Na krijoni ca siklete nga asgjëja”, tha Dea.