Vëllai i Jul Dedës reagon pas KËRCËNlMEVE të Eglës: Mos u habisni kur të marrim..

Që ditën që u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, banorët kanë nisur me debatet. Egla Ceno dhe Julian Deda kanë debatuar menjëherë pas përfundimit të spektaklit të datës 13 janar.

Arsyeja? Shkak u bë ndërrimi i aktorit të njohur në dhomën e gjumit. Këtë gjest aktorja e njohur nuk e ka pëlqyer dhe i ka kërkuar Julit që të shkojë të ndërrohet në banjë.

Por Juli nuk ka qenë dakord me të dhe i ka thënë se do të ndërrohet ku të dojë. E ky debat nuk ka përfunduar aty, pasi edhe në ditët në vijim kanë pasur përplasje për këtë arsye.

Madje debatet kanë qenë me tone të forta ku nuk kanë munguar as ofendimet, sidomos nga ana e Eglës. Kjo e fundit ka thënë dje se gjatë “Prime-t” të ditës së martë do të komunikojë diçka.

Sipas Cenos, Deda ka thënë një frazë që atë e ka fyer si femër dhe se një gjë e tillë nuk mund të tolerohet.

“Të martën unë do të komunikoj, çfarë kam ndërmend të komunikoj dhe ai njeri nuk llogaritet më si lojtar, por as si njeri më, sepse ai ka ofenduar një gjë shumë të rëndësishme në mua, që është femra. Mua të më thuash do heq brekët që të kënaqesh, unë kam vëllezër, kam personalitetin tim, kam moshën time, unë nuk jam çupëlinë”, u shpreh aktorja e njohur.