Zhvillon kanc*rin/ Paralajmërimi i ekspertes: Mos e hani këtë ushqim asesi pas kësaj moshe

Pas moshës 40 vjeç, duhet ta eliminoni disa ushqime që ekspertët thonë se janë të rrezikshme.

Përveç ndryshimeve të shumta, nutricionistët këshillojnë edhe ndryshimin e dietës, sepse është momenti i duhur për të hequr disa ushqime nga menyja.

Nutricionistja ruse, Zuhra Pavlova, pohon se pas 40-vjetorit të saj jubilar, mund të shihen pasojat e pavëmendjes nga rinia e saj.

Megjithatë, nuk është asgjë që zakonet e shëndetshme nuk mund ta zgjidhin dhe do ta ndihmojë trupin tuaj të shmangë problemet me zemrën, mëlçinë, kyçet dhe peshën e tepërt, shkruan revista City.

Duhet të harroni patatinat dhe pijet e gazuara”. Sipas saj është e nevojshme që menyja jonë të përfshijë shpesh: peshk deti, kërpudha, perime jeshile, arra, brokoli, por edhe shafran i Indisë dhe qimnon.

Gjithashtu nutricionistja tregon se është e rëndësishme të konsumoni sa më shumë ujë, sepse luan një rol të madh në funksionimin e organizmit. Përveç ujit, në dietën e përditshme janë të dëshirueshëm edhe çajrat bimorë.

Çfarë nuk duhet të hahet pas moshës 40 vjeçare?

Reduktimi i marrjes së sheqerit është baza e një jete më të shëndetshme. “Sheqeri është një nga ushqimet me indeks të lartë glicemik. Përshpejton plakjen e trurit, është një ‘lëndë djegëse’ e shkëlqyer për qelizat malinje.

Dëmton proteinat e indit lidhor, të cilat plakin lëkurën, enët e gjakut dhe organet e brendshme. Duhet të hiqni dorë patjetër nga lëngjet dhe pastat. Gjithashtu, përpiquni të reduktoni bukën e bardhë, makaronat, orizin e bardhë dhe drithërat”, shpjegoi Pavlova.