“Punoj 7 ditë, familjen nuk e takoja dot”/ Rrëfimi që tregon pse të rinjtë dolën në rrugë

Samanda Toçka, 22 vjeçe, ka rrëfyer në “Grida Duma Podcast” vështirësitë ekonomike dhe zhgënjimin e të rinjve që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

“Ne nuk duam të djegim asgjë! Ne nuk na kanë dëgjuar!”, shprehet ajo mes lotësh për protestat.

Samanda tregon se nga paga prej 500 mijë lekësh të vjetra, 400 mijë i shkojnë për qiranë në Tiranë. “Punoj shtatë ditë në javë! Nuk takoja dot familjen”, rrëfen ajo, ndërsa familjen e ka të shpërndarë nëpër botë.

Ajo shpreh zhgënjim edhe për përpjekjet për punësim në administratë, ku, sipas saj, njohjet personale shpesh duken më të rëndësishme se diploma. “Jam 22 vjeç, nuk e di si formohet një qeveri! Asgjë nuk është e padukshme!”, thotë Samanda.