Protestuesit i kanë vënë flakën
hyrjes së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pranë Bashkisë së Tiranës, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.
Një person i pranishëm i ka shpërndarë pamjet me mbishkrimin ironik “Gëzuar Krishtlindjet”.
Institucioni drejtohej më parë nga Belinda Balluku. “Fiks Fare” raportoi së fundmi se disa drejtues vijonin t’i referoheshin si “shefja”, duke ngritur pretendime se ish-ministrja ruante ndikim në ministri përmes personave të besuar.