Shakira zbulon anët e errëta të marrëdhënies me ish-lojtarin e Barcelonës, Pique

Këngëtarja e njohur, Shakira, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për marrëdhënien e saj me ish-partnerin, futbollistin Gerard Piqué.

Gjatë intervistës për “Sunday Times”, Shakira tregoi për sakrificat që ka bërë për Piqué, me të cilin ka edhe dy djem.

Ajo tregoi se ka sakrifikuar shumë për të qenë pranë ish-partnerit të saj, saqë për një kohë të gjatë bëri pauzë edhe në karrierën e saj muzikore, duke lënë anash veten.

“Për një kohë të gjatë bëra pauzë në karrierën time për të qenë pranë Gerardit, në mënyrë që ai të luante futboll. Kishte shumë sakrifica për dashurinë.”– tha këngëtarja.