Autoritetet në Wels të Austrisë ia kanë ndërprerë ndihmën sociale një personi, pasi zbuluan se kishte një shtëpi dhe merrte pension në Kosovë, të cilat nuk i kishte deklaruar.
Sipas njoftimit të Komunës së Welsit, të publikuar më 2 nëntor 2026, verifikimet pasuan disa kontrolle gjatë të cilave personi nuk ishte gjetur në banesë. Komuna e denoncoi rastin dhe kërkoi kthimin e afro 9 mijë eurove. Sipas saj, shuma tashmë është kthyer përmes pagesave me këste.
Deri në shtator 2026, komuna kishte realizuar 97 kontrolle në banesat e përfituesve, duke verifikuar kushtet e banimit, pasurinë, të ardhurat dhe qëndrimet afatgjata jashtë Austrisë.
Kryetari Andreas Rabl tha se ndihma sociale duhet t’u shkojë personave që kanë nevojë dhe se kontrollet ndaj keqpërdorimeve të mundshme do të vazhdojnë. /Telegrafi