Nuk ka më direkt/ Ylli ia bën pyetjen e fortë Santianës që të gjithë e prisnin

Dy konkurrentët më të përfolur për afrimitetin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Ylli dhe Santiana, kanë diskutuar për njëri-tjetrin. Ata kanë folur edhe për anët e tyre të buta e si janë edhe jashtë. Por një pyetje të çuditshme ia ka bërë Ylli Santianës.

“Pse u preke kur ta përmendi babën, por jo kur të tha me ta zëvendësu burrin ose frajerin?”, e ka pyetur Buci.

Ndërsa Santiana ka thënë se e ka pikë të dobët temën për babin, pasi ajo nuk ka pasur një figurë të tillë në jetën e saj. Por pyetja pikante e tij ishte kur e pyeti Santin se “a ndjen ajo për të, ndjenjën që e thotë Linda?”.

E Santiana është përgjigjur me jo, se e sheh vetëm si shok.