E FUNDIT/ Gjykata e Lartë vendos për Veliajn, ja çfarë ndodh tani

Gjykata e Lartë ka vendosur që Gjykata e Tiranës të shqyrtojë ankimin e Erion Veliajt për çështjen “Nesti Angoni”, duke zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes saj dhe GJKKO-së.

Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimit të 8 majit 2026 për mosfillimin e procedimit penal, si dhe regjistrimin e procedimit dhe kryerjen e hetimeve.

Kallëzimi lidhet me dokumentin e firmosur nga “Nesti Angoni”, mbi bazën e të cilit nisi procedimi ndaj kryebashkiakut. Sipas verifikimeve të përmendura në kallëzim, ky person nuk rezulton në regjistrat e gjendjes civile.

Gjykata e Tiranës do të vendosë mbi kërkesën e Veliajt. /Top Channel/