Danimarka hap dyert për shqiptarët/ Si të merrni leje pune dhe pagë minimum 43 mijë euro në vit

Danimarka do të nisë më 1 janar 2027 një skemë të re punësimi për shtetasit e 16 vendeve, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas agjencisë daneze SIRI.

Skema e Marrëveshjes Kolektive parashikon pagë minimale vjetore prej 322,000 DKK, rreth 43,076 euro, sipas vlerave të vitit 2026. Vendi i punës duhet të mbulohet nga një marrëveshje kolektive.

Përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përfshihen SHBA-ja, Kanadaja, Brazili, Mbretëria e Bashkuar, Mali i Zi, Serbia, Ukraina, Moldavia, Singapori, Kina, Japonia, Australia, Malajzia dhe India.

Punëdhënësit duhet të certifikohen paraprakisht nga SIRI përpara se të paraqesin aplikime në emër të punonjësve të huaj.