Të papritura sonte në BIG BROTHER! Çfarë do të thotë Egla për akuzat TRONDlTËSE? Liam Mandiaro kthehet në BBV? Lideri do të vendoset përballë…

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP, premton edhe këtë të martë t’ju mbërthejë para ekranit të Top Channel.

Me plot surpriza dhe të papritura, Vëllai i Madh ka lënë me pikëpyetje rikthimin e Liam Mandiaro në shtëpinë e BBV, prej së cilës u largua si i arrestuar pak javë më parë.

Një rrëfim i papritur nga Egla ka tronditur opinionin publik.

Çfarë do të thotë ajo për akuzat e ngritura? Kush do të largohet mes Eglës dhe Rikes?

Lideri i ri do të vendoset sonte përballë një zgjedhjeje të vështirë, ndërsa një surprizë emocionuese pritet për Françeskën.

Këto dhe shumë debate të tjera pritet të diskutohen sonte gjatë spektaklit më të ndjekur.