Janë ndarë apo jo? Besi konfirmoi ndarjen, Xhensila BËN LËMSH RRJETIN me reagimin e saj!

Xhensila dhe Besi tashmë kanë zyrtarizuar ndarjen.

Lajmi ka qenë kryefjalë së fundmi në mediat rozë, kjo pasi dyshja ishin një nga çiftet më simpatikë dhe shpesh

në postimet e tyre në rrjete sociale shihnim një panoramë të lumtur familjare, bashkë me vajzën e tyre Ajkën dhe djalin Amen.

Disa media raportojne se dyshja kanë nisur edhe procesin e divorcit dhe duket se po mbyllin një kapitull në jetën e tyre. Megjithatë për hir të fëmijëve, situata mes çiftit në sytë e ndjekësve apo publikut do të duket kaotike.

Ashtu si edhe një veprim i fundit i Xhensilës që nxit spekulime për një ribashkim dhe se ndarja mund të jetë thjeshtë një fasadë për vëmendje. Ajo ka bërë “like” disa komente që janë bërë në klipin e këngës së saj më të fundit, ku fansat kërkojnë rikthim me Besin.