Nga Vetëvendosje te Edi Rama/ Njeriu i afërt i Kurtit merr postin e rëndësishëm në qeverinë shqiptare

Vlerë Gjakova është emëruar këshilltare për median pranë kryeministrit Edi Rama, për të koordinuar strategjinë e komunikimit qeveritar.

E lindur në Maqedoninë e Veriut, ajo iu bashkua Vetëvendosjes në gusht 2018 dhe kandidoi për deputete në Kosovë më 2019. Në nëntor 2025 u largua nga partia, duke kritikuar publikisht Albin Kurtin.

Në LinkedIn, Gjakova deklaron 18 vjet përvojë në strategjitë mediatike dhe marrëdhëniet me publikun. Ka punuar në EVN Maqedoni, Komunën e Çairit, Coca-Cola Kosovë dhe BIRN.

Ajo është mbesa e diplomatit Blerim Reka.