Detaji që TR0NDIT nga dosja Balluku/ Ja si ranë hetuesit në gjurmët e arkës me para

Një fotografi e një kutie me tufa kartëmonedhash 50-euroshe është pjesë e dosjes së SPAK për vilën në Dhërmi, që dyshohet se i përket Belinda Ballukut. Fotografia, e dërguar më 17 korrik 2021, është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones.

Smone është bashkëshorti i sanitares që pastronte banesën e Ballukut në Tiranë. Familja kryente pastrime edhe në vilën në Dhërmi, ndërsa transporti në disa raste organizohej nga shoferi personal i Ballukut.

Sipas dosjes, Balluku e përdorte vilën që prej vitit 2019 dhe investimet bëheshin sipas preferencave të saj. Prona është sekuestruar me vendim gjykate.

Dosja përfshin 31 të pandehur, mes tyre pesë ndërtues dhe dy kompani private. Mbi dhjetë persona janë marrë të pandehur lidhur me tenderin e Tunelit të Llogarasë, përfshirë ish-sekretaren e Përgjithshme të MIE-së, Viola Haxhiademi.