PO KRYESON MBI TË GJITHË! Ja kush është finalisti që mbanë ‘FRONIN’ për numrin e madh të…

Ndonëse një ditë para finales, banorët e “BBV” kanë ulur “gjakrat” mes tyre, duke shijuar këtë eksperiencë.

Gjithashtu edhe numri i ndjekësve të 5 finalistëve në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm.

Në vend të parë renditët aktori Julian Deda, i cili këtë javë ka shtuar rreth 1 mijë ndjekës në llogarinë e tij të Instagram, duke shkuar në 454 mijë.

Romeo Veshaj zën vendin e dytë me 1 mijë ndjekës më shumë për këtë javë, ndërsa e dashura e tij Heidi Baçi ka shtuar rreth 2 mijë ndjekës në Instagram.

Çifti u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “BBV”, ndërsa të shumtë janë njerëzit që e mbështesin lidhjen e tyre.

Ndryshe nga banoët që përmendëm më sipër Meriton Mjekiqi ka 6 mijë ndjekës të rinj në llogarinë e tij, duke shkuar 341K. Egla Ceno është konkurrentja që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë. Aktorja ka shtuar plot 7.1 mijë fansa në Instagram.