“E shokuar totale”/ Françeska zbulon çfarë i tha burri për videot virale nga “P**lli te “Dorina” që shkundën rrjetin

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentoi rrugëtimin e 5 finalistëve të këtij edicioni të reality show-t.

Por jo vetëm kaq, pasi Enxhi Nasufi e pyetur modelen se si i ka pritur komentet që i janë bërë asaj për videot virale.

“Unë nuk e kisha idenë fare, fare. Madje në një nga momentet unë thashë me mikrofon fikur nuk ka dëgjuar njeri, ishte një kështu… Madje në momentin e parë që kam dalë nga shtëpia dhe dikush më priti jashtë dhe më tha një fjali nga ato me spec që kam thënë, ngela e thashë ça pati ky që ma tha. ‘Hë mo prillo si je?’.

E pastaj në studio edhe Ledioni, thashë ça thua. Sa kam hyrë në makinë me bashkëshortin më tha ‘zemra ime je bërë virale’. Unë e shokuar totale”, tha Françeska duke qeshur.

Kujtojmë se një muaj më parë, teksa Françeska Murati po bisedonte me Egla Cenon, i drejtohet asaj duke i thënë ‘të hëngsha prillin unë ty’. Ky fragment shkaktoi shumë të qeshura te banorët e tjerë, të cilët duket se fjalën prill e morën në një kuptim tjetër.

Ndërkohë pak kohë më parë, kur Romeo Veshaj e pyeti atë nëse ‘ka merak për Ergysin që është jashtë vetëm’, Murati duke qeshur fikur mikrofonin me idenë që askush nuk do e dëgjonte përveç banorëve.,

“Ka shoqen e tij më të mirë Dorinën”, tha ajo, teksa Romeo dhe Julian Deda iu kthyen me shaka: “Sa budallaqe, mirë se e paske lënë në duar të sigurta”.