SITUATA ASPAK E QETË? Romeo dhe Meritoni të MËRZITUR pas FINALES, ja çka ndodhi në festën pas mbylljes së spektaklit!

Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj, ishin dy finalistët që u mërzitën pasi nuk arritën të fitonin çmimin e madh të ‘BBV’.

Madje këtë e shprehën haptazi.

Pas eliminimit të dy djemtë u larguan nga studio, duke mos u ulur pranë ish-banorëve.

Megjithatë ata vendosën që të shkojnë në festën që zhvilloi Top Channel pas përfundimit të spektaklit.

Eleminimi i Meritonit ishte mjaft i papritur që në nisje të finales, ndërsa takoi në studio mamanë e tij,

ndërkohë që Romeo u eliminua pas një gare kokë më kokë me Eglën, e cila u shpall dhe fituesja e këtij edicioni.