‘Gafa’ që bëri gjatë “Prime-it”, ja çka thotë sot Ledion Liço: Mbrëmë kuptova që ju..

Pak para mbylljes së “Big Brother Vip”, Ledion Liço bëri një lapsus që nuk shpëtoi pa u vënë re nga publiku.

Ai u shpreh se do të shihemi sërish të shtunën, por u korrigjua menjëherë nga regjia në kufje, duke thënë më pas se të shihemi të martën e më pas të shtunën.

Për këtë, Ledioni ka bërë një reagim ditën e sotme në Instagram. Me humor, ai shkruan:

“Mbrëmë kuptova që ju jeni yje po kaq sa ata brenda! Mirënjohës. Shihemi të shtunën.. dmth të martën në 21:00 @bigbrotheralb_vip”.