Lulja ka rrëfyer në një intervistë për “Prive By LS” se ajo dhe Lirimi janë ndarë tri herë brenda dy vjetësh, ndërsa ka folur për problemet në martesën e tyre.
“Brenda dy viteve na ka ndodhur tre herë që kemi pas distancë mes njëri-tjetrit. Kësaj here ka zgjatur shumë, shumë më shumë, se asnjëri nuk jena kanë të gatshëm me pas një rikthim së bashku”, ka rrëfyer ajo.
Lulja i ka lidhur krizat me mungesën e komunikimit dhe mosmarrëveshjet. “Mes neve si çift asnjëherë nuk ka pas gjëra që janë të pafalshme, por nuk mundshim me gjet gjuhë të përbashkët”, është shprehur ajo.
“Nuk është diçka specifike që diçka na ka çuar te prishja ose që për këtë punë jemi tu u prishur, por ka pas shumë sende të ndryshme që nuk mundshim me u marrë vesh mes vete”, ka shtuar Lulja.
Çifti ka vendosur t’i japë edhe një mundësi martesës, kryesisht për hir të familjes dhe dy vajzave. Megjithatë, Lulja ka pranuar se kjo mund të jetë përpjekja e fundit për të qëndruar bashkë.