Doli GTA 6, reagon menjëherë policia amerikane: Ja çfarë u kërkoi lojtarëve

Disa departamente policie në SHBA kanë reaguar

me humor pas lançimit të “Grand Theft Auto VI”, duke u kërkuar lojtarëve që veprimet e botës virtuale t’i mbajnë brenda ekranit.

“Luani lojën, por mos u përfshini aq shumë sa të përfundoni në burg”, shkroi Policia e Atlantës, duke kujtuar se vjedhja e automjeteve, dhuna dhe drejtimi i rrezikshëm kanë pasoja reale.

“Ju lutemi, mbajini të gjitha aktivitetet e GTA vetëm brenda videolojës. Vjedhja e makinave është ende e paligjshme. Arratisja nga policia është ende e paligjshme. Pesë yje nuk janë një arritje që do t’jua japim ne”, ishte mesazhi i Policisë së Denverit.

Autoritetet në Pima County, Arizona, kujtuan se jeta reale nuk ka kode mashtrimi apo mundësi rifillimi. Ndërsa policia e San Antonios deklaroi: “Nuk do të donim t’i shihnim aftësitë tuaja në lojë të shfaqeshin në jetën reale. Luani mirë dhe jetoni me përgjegjësi”.

Edhe Policia e San Juan iu bashkua thirrjes: “E dimë që jeni të emocionuar. E dimë që keni pritur shumë. Por ajo që ndodh në GTA 6, duhet të mbetet në GTA 6”.