Meriton Mjekiqi fillon ‘gjuetinë’, flirton me këtë banore, reagon Jul Deda: Gjuan këtë duke folur për mua – VIDEO

Mbrëmjen e djeshme, gjatë darkës së vonë, të shtruar për banorët e shtëpisë së Big Brother, kanë nisur edhe bisedat e para. Duket se Meriton Mjekiqi nuk humbet kohë dhe është hedhur në ‘sulm’ për të flirtuar me një nga vajzat e shtëpisë. Si fillim “grepat” i ka hedhur tek Heidi Baci, por “gjuetinë” e ka nisur duke i folur për Jul Dedën. Kjo nuk i ka shpëtuar aktorit dhe ia ka thënë në sy:

Jul Deda: Shih ça të gjujtme i bën… E gjuan këtë, duke i folur për mua.

Meritoni: Jo, po i thoja “Po të ishte Juli 28 vjeç”

Juli: Tani kjo e ka zakon moshën e madhe. A e njeh apo jo?

Meritoni: Si s’e njoh?!

Juli: Po ti ruaje nga Gazi, se kjo do moshën e Gazit, mos u merr me mu.

Heidi i referohet Julit: Po sytë i ka shumë të bukura gjithsesi

Juli: Mos u merr me këtë

Heidi: Nuk merrem