Goditje e fortë për punonjësit në Gjermani/ Kompania gjigante paralajmëron mijëra shkurtime të punëve

Vodafone planifikon të shkurtojë rreth

2 300 vende pune në Gjermani gjatë dy viteve të ardhshme. Kjo përbën gati një të pestën e rreth 12 mijë vendeve të punës që kompania ka në vend.

Vodafone thotë se ristrukturimi synon të ulë kostot dhe të afrojë ekipet e shitjes me ato të shërbimit ndaj klientëve. Kompania planifikon të zgjerojë automatizimin dhe të shtojë investimet në inteligjencë artificiale, teknologji informative, rrjete me fibra optike dhe shërbime digjitale.

Bisedimet me përfaqësuesit e punonjësve pritet të nisin në fillim të vitit 2027. Vodafone thotë se do të kërkojë zgjidhje për të zbutur pasojat për punonjësit e prekur.

Burimi: Reuters, Vodafone Deutschland