Moderim pa skaletë! Si u prit Ledion Liço nga publiku në BBVA, dalin reagimet

Ledion Liço u rkthye mbrëmjen e djeshme në moderimin e Big Brother VIP Albania 3, pas 6 vitesh mungesë në ekran. Fillimisht njerëzit ishin pak skeptikë, por kurioziteti nuk la askënd.

Ledioni fillimisht tërhoqi vëmendjen për moderimin pa skaletë, më tej batutat dhe humori i tij e bënë shumë të afërt dhe popullor dhe ju desh shumë pak të gozhdonte shikuesit para TV. Edhe në ato raste që mund të kishte ndonjë lapsus, e pranoi, e rregulloi e madje qeshi dhe vet duke u treguar mjaft i lirshëm.

Në një postim në Facebook-un e Olti Curri duket se shumica e komentuesve e mirëpritën, sigurisht nuk mungojnë as kritikët, por komplimentat mbizotëruan.