Basha apo Berisha në BIG BROTHER? Ja si përgjigjet deputetja Ori Nebiaj

Deputetja e Partisë demokratike, Ori Nebiaj i është bashkuar Big Brother Vip si opinioniste, krah Arbër Hajdarit.

Ori Nebiaj ka treguar se si e pritën kolegët e partisë faktin që ajo iu bashkua këtij spektakli.

Madje, e pyetur nga Top Channel se kë do donte të shihte brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Lulzim Bashën apo Sali Berishën, deputetja Nebiaj thotë “pse jo të dy”.

Ori Nebiaj: Sapo Lori Hoxha ma propozoi, me të thënë të drejtën mu bë shumë qejfi sepse për mua Top Channel është një shtëpi në të cilën u rrita profesionalisht.

Kështu që e mendova vetëm pak nga ana juridike dhe ligjore se sa mund të kishte ndonjë konfl ikt interesi, dhe pasi u sigurova që nuk ka asnjë probl ematikë të tillë, atëherë pse jo. Mund të shpreh opinionet e mija dy herë në javë. Nuk më pengon me detyrën që kam zgjedhur të jem në parlament.