Ngjarje e pazakontë në Kosovë! Efektivi i policisë qëIIon me a*më nënën e tij/ Ja çfarë raportohet

Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri.

Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij.

Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës(QKUK), ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.

“Prishtinë 04.10.2024-12:17. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.