Alketa Vejsiu ka reaguar në rrjetet sociale pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, duke theksuar se Shqipëria u përket të gjithëve.
“Jo shqiptarët kundër shqiptarëve! Mos! Mund të kemi bindje të ndryshme. Mund të mos pajtohemi për qeverinë, për opozitën, për mënyrën si drejtohet vendi apo për mënyrën si protestohet. Por Shqipëria nuk i përket një qeverie, një partie, një proteste apo një brezi. Shqipëria na përket të gjithëve. Shqipëria është e shqiptarëve! Na mbro, o Zot!”, shkruan moderatorja.