JOQ Albania ka njoftuar pezullimin e llogarisë së saj zyrtare në Instagram gjatë raportimeve për protestat studentore në Tiranë.
“Në kulmin e protestave dhe raportimeve të pandërprera nga terreni, Instagram ka pezulluar sërish faqen zyrtare të JOQ Albania, duke pretenduar shkelje të standardeve të komunitetit”, thuhet në reagim.
Faqja ka ngritur dyshime për ndërhyrje politike nga Edi Rama dhe Belinda Balluku, duke e lidhur pezullimin me denoncimet për dhunë policore. Megjithatë, nuk janë paraqitur prova publike që vërtetojnë ndërhyrjen e tyre dhe pretendimet mbeten të pakonfirmuara.
“Nuk është hera e parë që JOQ Albania përballet me bllokime, por koha kur ndodh ky pezullim ngre pikëpyetje të mëdha”, shkruan faqja, duke kërkuar transparencë nga Meta, shqyrtim njerëzor të rastit dhe rikthimin e llogarisë.
JOQ ka njoftuar se publikimet do të vijojnë në profilin alternativ @joqnews.