Çka ndodhi/ ‘Iku nga kjo jetë pa e ditur se kush ia mori atë…’ Blendi Fevziu bënë shkrimin rrënqethës ‘Ti sot mund të ishe duke ikur në punë, duke pirë kafe apo duke…’

Një shpërthim me tritol për motrat Nikolli në Elbasan rreth 3 muaj më parë,

i mori jetën padrejtësisht një të riu të pafajshëm. 29-vjeçari Enea Thomaraj ndërrpi jetë,

pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i 14 korrikut në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë, duke thënë se sa lehtë të marrin jetën në vendin tonë.

“Iku nga kjo jetë pa e ditur kush ja mori atë. Siç nuk e di as babai, as te afërmit, as fqinjët, që vajtonin sot për të.

Madje as shteti, që ka per detyrë të ruajë çdo qytetar” thotë në reagimin e tij Frvziu.

Postimi i Fevziut:

Ky djalë i ri, 29 vjeçar mund të ishte kthyer sot nga puna si çdo ditë.

Punonte gjithë javën që të mbante familjen e tij, në Elbasan. Mund të kishte pirë një kafe poshtë pallatit; mund të kishte takuar një mik; mund të kishte folur me babain për ëndrrat e tij e mbase mund të ishte shlodhur pak duke menduar që fundjava po vjen.

Por Enea Thomaraj nuk beri dot asgje nga keto. Ai mbylli sytë sot në mëngjes, pas një lëngimi 3 mujor në intubim. Viktimë e një atentati, ku nuk ishte as objektiv dhe as i perfshirë. Për fatin e tij të keq, ishte duke shkuar nga dhoma e gjumit në banjo, kur një shpërthim në apartamentin përballë i hodhi derën në kokë, duke i shkaktuar një dëmtim që i mori jetën përfudimisht sot.

Ishte në shtepinë e tij. I kishte thënë natën e mirë të atit dhe s’kishte asnjë lidhje me atë që po ndodhte 1 meter me tutje në apartamentin perballë tij, ku qëndronin qeraxhinj. Ishte nje punetor i thjeshte, nje prej atyre qe punojne çdo ditë për të mbijetuar,

por qe krimi i godet padashje, duke u justifikuar me termin “dem kolateral”. Iku nga kjo jete pa e ditur kush ja mori ate. Siç nuk e di as babai, as të afermit, as fqinjët, që vajtonin sot per te. Madje as shteti, qe ka per detyre te ruaje çdo qytetar,. U prehsh ne Paqe Enea. Në këtë botë iken edhe kur ske faj për asgjë!