Çfarë dhimbje e madhe! Vëllai i këngëtares së njohur humb jetën, ja mesazhi prekës i saj

Familja e këngëtares së famshme, Madonna ndodhet në zi. Kjo pasi ka ndërruar jetë nga kanceri vëllai i artistes, Christopher Ciccone,

në moshën 63 vjeçare. Sipas një deklarate nga familja e tij, Ciccone vdiq i qetë, i rrethuar nga të dashurit e tij, përfshirë bashkëshortin e tij, aktorin britanik Ray Thacker.

Madonna nderoi vëllain e saj me një postim që tregonte lidhjen e tyre të ngushtë dhe pranonte natyrën të turbullt të marrëdhënies së tyre.

“Ai ka qenë njeriu më i afërt me mua për kaq shumë kohë. Është e vështirë të përshkruash lidhjen tonë.

Por ai u rrit nga të kuptuarit se ne ishim të ndryshëm. Bëra maksimumin për ta mbajtur atë gjallë sa më gjatë.

Ai kishte aq shumë dhimbje deri në fund. Edhe një herë, ne mbajmë duart, mbyllëm sytë dhe kërcyem së bashku. Më vjen mirë që nuk është duke vuajtur më nuk do të ketë njeri si ai’- shkroi Madonna.