Moss.. Qarkullon në rrjet një video e Diddy kur përpiqet ta puthë muzikantin Bonos

Një video është duke riqarkulluar online, e cila tregon momentin e sikletshëm kur Sean ‘Diddy’ Combs afrohet për të puthur muzikantin Bono të “U2” gjatë ceremonisë “Golden Globes” në vitin 2014.

Videoja tregon Diddy-n në skenën e “Golden Globes”, ku do të prezantonte çmimin për Këngën Origjinale më të Mirë, që iu dhurua grupit “U2”. Por, në momentin kur Bono u ngjit në skenë për të marrë çmimin, ai është përballur me një moment të sikletshëm. Teksa përqafohet me Diddy-n, ky i fundit duket se tenton ta puthë në buzë, ndërsa Bono shmanget duke u tërhequr pas.

Pas shfaqjes së videos, adhuruesit e Bonos kanë nisur të komentojnë online se gjuha e tij e trupit gjatë atij moenti të sikletshëm ishte shenjë se ai e dinte mjaft mirë se kishte diçka që nuk shkonte me reperin.

“Radar Online” citon një burim të brendshëm, i cili është shprehur se “është e pamundur që ai [Bono] të ketë patur dijeni se deri ku shkonte shthurja e tij [Diddy-t], por Bono nuk donte kurrë të ishte në praninë e tij, edhe para 10 viteve. Bono ende rrënqethet kur e kujton atë moment.”