“Jam ndjerë i refuzuar seksuaIisht…”/ Ronaldo Sharka ka një mesazh për njerëzit mbipeshë: Askush nuk flet për këtë, por..

Pak muaj më parë, Ronaldo Sharka, zbuloi se kishte marrë një vendim të rëndësishëm për mënyrën e tij të jetesës

Moderatori i njohur vendosi që të binte në peshë. Ronaldo ka treguar se ka nisur palestrën si dhe tashmë ushqehet shëndetshëm. Sipas tij, këtë vendim e ka marrë edhe nga komentet negative dhe ofenduese që i kanë bërë njerëz të ndryshëm.

Sharka tha në një intervistë për “Wake Up” se në fillimi i merrte me sportivitet komentet që i bënin, të tipit ‘je bërë si lopë’, por shtoi se më pas ‘u bënë të bezdisshme’.

Ditën e sotme, moderatori ka postuar në “Instastory” dy fotografi të ndryshme, ku sigurisht i ka shoqëruar edhe me një shkrim.

Në foton e parë ai shfaqet në palestër dhe krahas kësaj poze shkruan:

“Do më kërkoni foto, jo prej famës por prej muskujve, por unë do them: Ju kujtohet kur më krahasonit me lopën? Mirë keni bërë se aty mora guxim”.

Ndërkohë në postimin e dytë, Ronaldo ka postuar një imazh të gjoksit para se të niste ushtrimet.

“Askush nuk flet për këtë, por po e them unë: Jam ndjerë shpeshherë i refuzuar seksualisht, për shkak të peshës time. Të jesh mbipeshë, nuk është “OK”. Ju gënjejnë kur ju thonë që duhet t’a doni trupin tuaj sido të jetë ai. Ju meritoni trupin që ëndërroni, ndaj çohuni nga ajo kafe dhe nisni palestrën”, ka shkruar Sharka.