Pasi u zbulua se vjehrra kujdeset për vajzën e Kiares, reagon gruaja që Anxhelina punoi tek ajo: Nuk i pëlqente se çfarë…

Ditë më parë, në një intervistë Kiara Tito zbuloi se vjehrra e saj dhe nëna përkujdesen për vajzën Luna Mari.

E për këtë pati komente të shumta ku shumë njerëz e konsideruan me fat kiarën që vjehrra e saj e ndihmon në rritjen e vajzës.

Së fundmi në rrjete sociale ka lënë koment një grua ku para shumë vitesh Anxhelina kishte punuar tek ajo.

Komenti i plotë: ‘Nëna Anxhelina është e përkryer në rritjen e fëmijëve, unë e kam ekeperiencë timen që ka ka rrit djalin tim, që e kam pasë pas 8 viteve martesë, para 27 viteve ma ka rritë me një përkujdesje dhe përkushtim të vecantë, se unë punoja mësuese e ma mbante 5 orë, sepse vjehrrinë e nënën time nuk i kisha afër, ajo ma rriti kaq mirë sa që djali im ishte fëmijë i shëndetshëm në moshën 9 mujsh ka ec, ka fillu të flas pa mbush 1 vjes.

Nuk di c’të them por ajo ma ka rrite me shumë dashuri, nuk i pëlqente cfarë i gatuaja unë ndonjëherë ja përgatiste vetë, i veshte cfarë donte vetë, prandaj Kiara bravo se nuk ka si gjyshja me ti rrit fëmijët, po ama ajo i don gjithë fëmijët, e ka natyrën e saj pale me mbesën e vetë si sytë e ballit!

Po të lumt se je vajzë speciale e kjo ti rrit vlerat ty shumë, se kjo është familja e bashkuar, e këto janë parime që nuk ju ik moda kurrë, je shumë me fat kush po ta rrit! Ju uroj të gjitha të mirat në familje!’/InfoKosova/

Shiko foton: