Moss! Konkurentja e Big Brother VIP fton banorin për të shkuar në hotel: Bashkëshortes thuaj që do shkosh në punë

Transgjinorja Edona James njihet për natyrën e saj të qetë dhe pa komplekse. Së fundmi gjatë një bisede me Santiana Maloku dhe Ylli Dervishi, ajo ka bërë një deklaratë të papritur ndaj këtij të fundit.

Konkurentja e “ Big Brother VIP Kosova” e ka ftuar Bucin për të shkuar në hotel sapo të dalin nga shtëpia, teksa i tha atij që ta gënjejë bashkëshorten e tij.

“Do shkoj të rri një javë në hotel, nuk do të dalë, vetëm do flasim. Ty të marr Buc, thuj Veronës që ki me punu. Duhet një hotel ku është i izoluar”, tha ajo.