‘A ka person më të DHUNSHEM se…’ Milaim Zeka REAGON ASHPER, pasi Ministria e Drejtësisë kërkoi përjashtimin e Atillës nga BBVK

Duke parë ndërhyrjen e pazakontë të institucioneve shtetërore në spektaklin “Big Brother VIP Kosova,”

opinionisti Milaim Zeka ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Ministrisë së Drejtësisë,

e cila kërkon përjashtimin e konkurrentit Atilla Kartesh nga formati televiziv.

Zeka kritikoi ministren Albulena Haxhiu dhe e quajti ndërhyrjen një paradoks,

duke vënë në dukje se Haxhiu vetë ka qenë e përfshirë në raste të dhunshme politike në të kaluarën.

Sipas tij, kjo ndërhyrje nuk lidhet realisht me mbrojtjen e viktimave të dhunës, por me interesa të tjera të institucioneve.

“Ministria e Drejtësisë i ka futur hundët në Big Brother VIP Kosova, duke kërkuar përjashtimin e një konkurrenti për shkak të, siç thonë, dhunës.

Kam vetëm një pyetje: A ka person më të dhunshëm në Kosovë sesa Albulena Haxhiu?

Ajo ka djegur Parlamentin e Kosovës. Ajo ka qenë e arrestuar dhe e akuzuar për dhunë.

Këta nuk e kanë hallin e Drenushës, por të tjera arsye… Zot na ruaj prej ‘budallenjve’

qeveritarë dhe prej atyre që, pasi kalojnë natën duke terrorizuar burrat, ditën merren me mbrojtjen e drejtave.” shkruan Zeka në Facebook.