Dardan Krasniqi ka pretenduar në emisionin “Kosova Live” në T7 se pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave.
“Përflitet për dy kryetar komunash, njëri që ka qenë ish-ministër, të cilët i kanë aktakuzat. Nëse ndërhyn politika…. Jo nuk jap emra, opinioni mundet me ditë kush…”, ka deklaruar ai.
I pyetur nëse mes tyre mund të jetë Faton Peci, Krasniqi u përgjigj:
“Mund të jetë Faton Peci, i cili jo që ka të bëjë me rastin si kryetar komune, por në raportet e tij, por thash, pushtetet në Kosovë nuk janë të ndanë, nëse prokuroria ka bo plan me arrestu sot, e ai nuk arrestohet, dije që ka ndërhy politike”.