Protesta ribashkon Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn: Ja çfarë bënë për studentët

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë shprehur mbështetjen për protestat studentore në Tiranë përmes postimeve në Instagram.

Kallaku publikoi videon e një studenteje që, mes lotësh, foli për vështirësitë ekonomike dhe kontrastin mes pasurive të politikanëve dhe pagave prej rreth 500 eurosh, që shpesh nuk mbulojnë qiranë dhe shpenzimet bazë. “Nuk e di kush je, por hallall qumështi i nënës”, shkroi aktori.

Ndërsa Xhensila rishpërndau një video ku disa persona, të përshkruar në material si të paidentifikuar, fusin një vajzë në një furgon në Tiranë. Pamjet shoqëroheshin me mbishkrimin: “Alarm! Mbroni vajzat! Mos i prekni vajzat! Çfarë po ndodh në këtë vend?!”.