E larguan Arbanën/ Sara Hoxha flet për rikthimin e Ledionit si prezantues i Big Brother VIP: “Ai ka pas vetes një grup që…”

Sara Hoxha ka krijuar së fundmi një pyetësor në llogarinë e saj të Instagram-it.

Ajo ka marrë pyetje nga më të ndryshmet por sigurisht, pjesa më e madhe lidhen me Ledionin dhe drejtimin e BBVA nga ai.

Një ndjekës e pyeti Sarën nëse është e lumtur me dashurinë që njerëzit po i japin Ledionit, e cila tha:

“Jam e lumtur që ai është rikthyer për të bërë atë cfarë ai do më shumë.

Ledioni ka pas vetes një grup miqsh dhe kolegësh që e duan dhe e respektojnë ndaj jemi të gjithë krenarë”.