Ish-fituesi i BBV po kandidon për DEPUTET, ja si po i detyron kolegët që t’ia japin votën

Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’ Lumbardh Salihu ka njoftuar ndjekësit se tashmë është pjesë e politikës, i cili i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E me pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen me 9 shkurt, Lumbardhi ka një kërkesë për shoqërinë e tij, shkruan “Kosovarja”.

Në një postim Shqipja ka uruar suksese Lumbardhit duke u shprehur se “Nuk ta qoj dot votën sepse s’kam të drejtën e votës andej, por po te votoj këtu në instagram’.

Kurse Salihu është përgjigjur në këtë formë “Me pas qen ti e hajrit ishte martu me Ard Gashin dhe ma kishe jap kokrrën”.