Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Rama e thotë troç: Ja kur pritet të ndodhë

Kryeministri Edi Rama tha në Dublin se mbyllja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

deri në fund të vitit 2027 është një objektiv i arritshëm. Ai foli me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), në takimin “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”.

“Jemi në një moment tejet përcaktues të historisë sonë sepse shohim jo vetëm horizontin që ka qenë kështu gjithmonë por edhe një derë të hapur si një mundësi të vërtetë për të dalë përtej dhe për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje Europiane. Nuk ka ekzistuar shumë kohë më parë dhe është shndërruar në një moment kulmor në të cilin gjërat që dukeshin të pamundura ngjan se janë të mundura. Besoj se do ta kapim këtë moment dhe do mundemi të kapërcejmë më së fundmi kufirin që ka ndarë nga Europa për shumë e shumë kohë e të bëhemi pjesë e kësaj familje, kjo është pak a shumë situata që shoh unë. Nga ana jonë duhet të bëjmë maksimumin që të përmbushim pritshmëritë e palës tjetër. Sot për sot jemi në rrugë të mbarë dhe çdo gjë po ecën sipas rregullave”, deklaroi Rama.

“Nuk do kisha menduar kështu nëse kalendari nuk do ishte dakordësuar me komisionin, komisioni është i të njëjtit mendim që fundi i 2027 është ambicioz por i mundur, ndaj do bëjmë të gjitha përpjekjet për ta realizuar në fund të 2027. Nga ana tjetër integrimi gradual është diçka për të cilën unë vetë kam luftuar për një kohë të gjatë përpara se një gjë e tillë të merrte formë”, shtoi kryeministri.