Ambasadori i ri Amerikan Eric Wendt takon studentët në kulmin e protestave dhe tregon kush duhet ta udhëheqë të ardhmen e Shqipërisë

Ambasada e SHBA-së ka përcjellë një mesazh për rininë shqiptare pas takimit të ambasadorit Eric Wendt me studentë në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë.

“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj. Ambasadori Eric Wendt u takua me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT) për të parë nga afër se si edukimi amerikan i nivelit më të lartë dhe inovacioni po i përgatisin ata për të udhëhequr, dhe dëgjoi idetë e tyre për hapat konkretë që mund ta çojnë Shqipërinë përpara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.