I ftuar në një intervistë për “Kojshia Show” fituesi i “BBVK” Lumbardh Salihu ka bërë bujë në rrjet me një deklaratë të bërë së fundmi.
Teksa përmendi faktin se motra e tij së shpejti pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ai gabimisht shprehet se do të bëhet baba.
Mjaftoi ky moment që ndjekësat e këtij emisioni ta kthenin në meme.
“Para se me hy në Big Brother, i kam premtu familjes time edhe motrës time që e kam në Cyrih, që e du më shumë se gjithçka në botë, që ka me u bë nënë, edhe 1 muaj ka me u bë nënë e një djali, do të bëhem baba për herë të parë”, shprehet Lumbardhi.