E rrahën derisa ia morën jetën, por NUK DO TA BESONI sa mund të denohen dy të rinjtë: Ja çka thotë ligji

Një 18-vjeçar ka vdekur në Podujevë pas rrahjes brutale nga dy persona të mitur. Ky rast ka tronditur vendin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim.

Çka thotë ligji?
Meqenëse dy të dyshuarit janë të mitur, ata do të gjykohen në bazë të Kodit Penal Për Të Mitur.

Ky kod, e përcakton maksimumin e dënimit për një të mitur. Neni 35 me titull “Kohëzgjatja e bugimit për të mitru”, shpjegon nivelin maksimal të dënimit për këtë grupmoshë.

“Burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë (6) muaj as më shumë se pesë (5) vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota. Përjashtimisht, maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim të përjetshëm, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë (10) vjet.”

Nëse rasti cilësohet si “Vrasje e rëndë”, e dy të miturit gjykohen për këtë vepër që është e dënueshme deri në burgim të përjetshëm, meqenëse kryerësit janë të mitur atëherë ata maksimalisht do të dënoheshin me 10 vjet burgim.

Çka tha Prokuroria e Policia?
Sipas informatave zyrtare që ka bërë Prokuroria Themelore e Prishtinës, pas një përleshje fizike, dy të dyshuar që janë të mitur e kanë goditur me një shkop viktimën duke i shkaktuar lëndime për vdekje.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tetnativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.” – kanë bërë të ditur nga Prokuroria.

Dy të dyshuarve i është caktuar masa e paraburgimit

“Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.” – ka njoftuar prokuroria.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka incuar rastin si vrasje e rëndë.

“VRASJE E RËNDË Rr. Drenica, Podujevë 14.01.2024-13:00. Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar.” – thuhet në raportin e PK-së. /Nacionale-Arber Ramadani