Djali i Arlinda Sylaj Zekajt, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës,
dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm gjatë sulmit. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm për fat të mirë, në momentin që ka ndodhur sulmi”, ka deklaruar ai.
Nikçi nuk ka dhënë të dhëna për vendndodhjen e fëmijës, duke theksuar se disa rrethana do të mbeten konfidenciale për të mbrojtur privatësinë e të miturit.
Për vrasjen dyshohet Albert Sylaj, ndërsa hetimet për sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësive eventuale vazhdojnë.